Sporti

Fantastike: Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku mposht egjiptianin Essam Amen dhe kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

06/29/2022 20:30
nga:Lorik J

Boksieri kosovar, Shpëtim Bajoku ka fituar ndaj boksieri egjiptian, Essam Amen në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Meçi u zhvillua në kuadër të kategorisë -63 kg, aty ku Bajoku ishte bindshëm më i mirë se kundërshtari i tij, Amen, përcjell GazetaBlic Sport.

Me këtë fitore, Bajoku ka siguruar medalje për Kosovën në Lojërat Mesdhetare.

Shpëtim Bajoku e fitoi meçin me vendimin e arbitrave. Që të tre arbitrat ishin të pajtimit që Bajoku të fitojë duelin.

Nesër, Shpëtim Bajoku do të luajë në gjysmëfinale ndaj algjerianit, Yahia Abdelli.

/GazetaBlic Sport