Gjyqtari kosovar, Bekim Zogaj është deleguar nga UEFA për ndeshjen Club Brugge – PSG.
Zogaj do të jetë gjyqtar anësor në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Club Brugge – PSG, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja do të luhet të mërkurën nga ora 21:00 në Belgjikë, në kuadër të grupit A.
Gjyqtarët në këtë ndeshje do të jenë:
- Gjyqtar kryesor: Sandro Schärer
- Gjyqtar anësor: Stephane De Almeida, Bekim Zogaj
- VAR: Massimiliano Irrati
- Asistent VAR: Stuart Attwell
- Gjyqtar i katërt: Fedayi San
/GazetaBlic Sport


