Sporti

Fantastike: Aro Muric është portieri më i vlerësuar në Premier League që nga fillimi i edicionit të kaluar

10/18/2024 11:35
nga:Mergim Rreci

Një statistikë e jashtëzakonshme nga ‘WhoScored’ vjen për portierin kosovar, Aro Muric.

Sipas këtij sajti statistikor, portieri kosovar është portieri më i vlerësuar në Premier League që nga fillimi i edicionit të kaluar, transmeton GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që në saje të paraqitjeve shumë pozitive, Muric është vlerësuar me nota jashtëzakonisht pozitive në disa raste, duke vendosur edhe rekorde.