Sporti

Fantastike: Akil Gjakova fiton për 16 sekonda

07/26/2021 04:22
nga:Lorik J

Akil Gjakova e ka nisur në mënyrë perfekte garën në Lojërat Olimpike.

Gjakova në raundin e parë të kategorisë deri 73 kilogramë u përball me Ahmed Ayash, xhudistin nga Jemeni, të cilin e mposhti për vetëm 16 sekonda, shkruan GazetaBlic Sport.

Akili këtë përballje e fitoi me Ippon.

Në ditën e sotme do të paraqitet edhe Nora Gjakova, e cila pritet të zhvillojë ndeshjen e parë pas 1 ore.

/GazetaBlic Sport