Sporti

Fantastik të rinjtë e Milanit, kualifikohen në gjysmëfinale të Championsit

03/15/2023 09:06
nga:L J

Skuadra e të rinjëve të Milanit ka eliminuar Atletico Madridin për t’u kualifikuar në Final Four të Ligës së të Rinjve të UEFA-s.

Kuqezinjtë drejtohen nga ish-mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate dhe pasditen e djeshme u përballën me Atletico Madridin, ku fituan 2-0 në çerekfinale, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori Dariusz Stalmach shënoi herët, përpara se Gabriele El Hilali të vuloste rezultatin në pjesën e dytë me ndihmën e një devijimi.

Milani do të përballet me Borussia Dortmundin ose Hajduk Split në Final Four, i cili do të zhvillohet në Nyon nga 21-24 prill.

Sporting CP eliminoi Liverpoolin dhe do të luajë me Real Madrid ose AZ Alkmaar në gjysmëfinale më 21 prill.

Është një rezultat i madh për futbollin italian, sepse vetëm dy herë më parë një skuadër italiane arriti në gjysmëfinale të Ligës së të rinjve të UEFA-s.

Ata u paraprinë nga Roma në 2014-15 dhe Juventus në 2021-22, të dyja që u eliminuan në fazën gjysmëfinale.

Milani ka investuar shumë në akademinë e të rinjve dhe shpreson të sjellë më shumë talente për të forcuar skuadrën e parë, pas shumë vitesh që kjo është një dukuri e rrallë.

/GazetaBlic Sport