Sporti

Fantastik Steven Gerrard, mbyllë sezonin pa asnjë humbje me Rangers, thyen edhe ‘barrierën’ e 100 pikëve

05/15/2021 15:34
nga:E K

Ish kapiteni i Liverpoolit ka bërë një punë të mrekullueshme në Skoci.

Ai ka arritur që t’a rikthej titullin e kampionit te Rangers pas 11 vitesh, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri anglez e bëri këtë duke regjistruar një rekord fenomenal, duke arritur të përmbyllë sezonin pa asnjë humbje me Rangers.

Ai gjatë këtij rrugëtimi pati 32 fitore dhe 6 barazime, duke grumbulluar 102 pikë, 25 më shumë se rivali kryesor skocez, Celtic.

/GazetaBlic Sport/