Sporti

Fantastik në moshën 36 vjeçare, Edin Dzekon ‘Man of the Match’

01/18/2023 22:09
nga:Mergim Rreci

Interi e ka fituar finalen e Superkupës së Italisë.

‘Neruazzurët’ triumfuan me rezultat 0 me 3 ndaj Milanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, duke dominuar ‘Rossonerët’ në çdo aspekt.

Dimarco shënoi golin e parë dhe të avantazhit për Interin, kurse Edin Dzeko dyfishoi shifrat me një gol shumë të bukur.

Në pjesën e dytë, Lautaro Martinez shënoi golin e tretë dhe vendosi epilogun përfundimtar.

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko u vlerësua si futbollisti më i mirë i ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/