Sporti

Fantastik ‘mjeshtri’ Celina, i jep fitoren skuadrës së tij dhe gjen golin e parë në Turqi

10/01/2022 16:16
nga:Mergim Rreci

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka shënuar gol në Superligën e Turqisë.

Mesfushori i ‘Dardanëve’ ka shënuar golin e tij të parë me ekipin Kasimpasa, përcjell GazetaBlic Sport.

Celina realizoi në minutën e 57-të ndaj Gaziantep dhe i dha fitoren skudrës së tij me rezultat 1 me 0.

Të Kasimpasa titullar luajti edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Ja pamjet nga goli i tij – VIDEO.