Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitoren e radhës në Kupën e Amerikës.
Argjentina mposhti Ekuadorin në çerekfinale me rezultatin e thellë 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Fantastik në këtë ballafaqim ishte ylli i Argjentinës, Leo Messi, i cili ka realizuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime për bashkëlojtarët.
Në sekondat e fundit të ballafaqimit, Messi shënoi një eurogol të vërtetë nga goditja e dënimit.
Më poshtë keni super golin e tij:
Leo #Messi, ladies and gentleman.. pic.twitter.com/2J7NSnCUCU
— Leo Messi ? (@LeoCuccittini_) July 4, 2021


