Manchester City ka shfaqur interesim për Cristiano Ronaldon.
Skuadra e Pep Guardiolas prej kohësh është në kërkim të një top sulmuesi pas largimit të Agueros, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas dështimit për të transferuar Harry Kane, raportohet se Guardiola ka kërkuar transferimin e yllit portugez në Etihad.
Fansat e Manchester United nuk po e presin mirë mundësinë e kalimit të ish yllit të tyre te rivalët lokal, Manchester City.
Fansi i flaktë i United, Andy Goldstein i cili punon në një radio angleze, ka folur për talkSport rreth mundësisë së kalimit të portugezit te skuadra e Guardiolas.
Ai tha se nëse një gjë e tillë ndodhë Ronaldo do të ishte “i vdekur” për të dhe shumë tifozë tjerë të “Djajve të Kuq”.
“Do të ishta absolutisht i zëmruar nëse kjo gjë ndodhë, e di që do të shkoj ekstremisht këtu, por me të vërtetë nëse ai shkon te City mendoj se do të ishte i vdekur për mua”, tha fillimisht ai
“Nëse Ronaldo kalon te Man City, gjithçka që ai ka bërë për Manchester United do të fshihej, historia e tij te United në mendjen time do të fshihej”, shtoi ai.
“Unë kam dëgjuar Ronaldon të flasë për dashurinë e tij për Manchester United dhe se dëshiron të kthehet një ditë, kujtoj edhe lidhjen që kishte me Alex Ferguson, ai nuk duhet të shkojë te City”.
/GazetaBlic Sport/


