Showtime

“Fansi dhe kritiku im nr.1” shprehet Enca për humbjen e një familjari të shtrenjtë

11/15/2021 14:37
nga:Genita C

Këngëtarja Enca në rrjetin e saj në Instagram ka ndarë lajmin trishtë për humbjen e gjyshit të saj.Ajo këtë gjë e bëri të ditur përmes disa fotove në InstaStory ku shkruan:

“Ndaj shumë në social media po gjërat personale që kamë afër zemrës nu ki ndaj pothuajse kurrë… Disa ditë më parë një nga njerëzit më të dashur/ të rëndësishëm në jetën time u nda nga jeta, bën me dije Enca.

Gjyshi im i dashur, artist në shpirt dhe në vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë. Fansi dhe kritiku im nr.1, i pari që ka besuar tek unë kur isha e vogël dhe më ka mbështetur në rrugën e muzikës”, shkruan këngëtarja.