Showtime

Fansi bën frizurë me portretin e Melindës

08/07/2021 17:04
nga:Gazeta Blic

Melinda Ademi është një prej repereve më të njohura të estradës e më të pëlqyera për publikun.

E pëlqimin ndaj saj, fansat e kanë treguar në mënyra të ndryshme.

Një fans i saj së fundmi i ka prerë flokët në atë formë që të tregojë fytyrën e saj.

Në videon e publikuar në TikTok floktari tregon procesin e prerjes së flokëve me portretin e Melindës.