Showtime

Fansat ngacmojnë Ledri Vulën në koncert, i përmendin Dua Lipën – ai habit me reagimin e tij

04/12/2024 12:52
nga:N K

Fansat kanë ngacmuar së fundmi Ledri Vulën në njërin prej koncerteve të tij dhe ka të bëjë me Dua Lipën.

Videoja është publikuar në TikTok dhe ka bërë xhiron në rrjetet sociale, e po ashtu edhe në Instagram.

Derisa Ledri po performonte në skenë, njëri prej fansave aty shkroi në ekranin e telefonit të tij “Dua Lipa super P”, dhe pas kësaj e drejtoi telefonin e tij drejt reperit.

Pasi pa se çfarë po shkruante në telefonin e fansit, reagimi i Ledrit nuk kishte se si të mungonte.

Siç shihet, repartisti u ndal për një çast me sa duket për të lexuar se çfarë shkruante aty, dhe ngriti sytë dhe buzët në një formë pohimi.

@realthoxha Numero 1 @Dua Lipa #ledrivula #fyp ♬ suono originale – Realt Hoxha