Sporti

Fansat e Ronaldos pushtojnë hotelin e Al Nassr pas shtyrjes së ndeshjeve në Kinë

01/24/2024 10:18
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Cristiano Ronaldos , të zhgënjyer dhe të zemëruar me vendimin e Al Nassr për të shtyrë ndeshjet miqësore në Kinë, për shkak të dëmtimit të Cristiano Ronaldos, pushtuan hotelin ku ndodhej skuadra nga Arabia Saudite, për të tentuar të shihnin sulmuesin portugez.

Punonjësit e hotelit nuk ishin në gjendje t’i rezistonin hovit të madh të tyre dhe disa dhjetëra tifozë kinezë arritën të hynin në holl. Më në fund u thirr policia dhe arriti të rivendoste rendin, përcjell GazetaBlic Sport.

Duhet theksuar se sulmuesi portugez 38-vjeçar u kërkoi falje fansave të tij: “Le të kthehemi për të bërë të lumtur kinezët, ky është qëllimi im. Unë dua të luaj për ju.”