Shtëpia e ankandit Sotheby shiti gjashtë fanella të veshura nga kapiteni i skuadrës argjentinase të futbollit Lionel Messi gjatë Kupës së Botës të vitit të kaluar në Katar për 7.2 milionë euro.
Messi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror vitin e kaluar.
“Këto fanella historike përkujtojnë një nga momentet më të rëndësishme në sport dhe lidhen me kulmin e karrierës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave,” shpjegoi përfaqësuesi i Sotheby’s, Brahm Wachter.
/GazetaBlic Sport


