Sporti

Fanella e Zidane për finalen e Kupës së Botës 1998 u shit për mbi 100,000 dollarë në ankand

07/19/2021 08:11
nga:Lorik J

Fanella e Zinedine Zidane për finalen e Kupës së Botës 1998 midis Francës dhe Brazilit u shit për mbi 100,000 dollarë në ankand.

Një nga fanellat e bëra për Zinedine Zidane për finalen e Kupës Botërore 1998 u shit për mbi 100,000 dollarë në Los Angeles, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe pse fanella është vërtetuar nga FIFA dhe Adidas, shtëpia e ankandit, e kontaktuar nga AFP, nuk ishte në gjendje të thoshte nëse ishte veshur apo jo nga lojtari francez gjatë ndeshjes që Franca fitoi 3-0 kundër Brazilit, veçanërisht në pjesën e parë ku shënoi dy gola vendimtar.

/GazetaBlic Sport