Fanella e ri e futbollit të Ukrainës e përgatitur për Euro 2020 ka shkaktuar “tollovi” në Rusi, pasi në të shfaqet një hartë e vendit që përfshin Krimenë.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Moska e konsideron gadishullin pjesë të Rusisë, por ajo është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës.
Fanella e re e Ukrainës u zbulua të Dielën, disa ditë para fillimit të kampionatit Euro 2020, në faqen në Facebook të kreut të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko.
Pjesa e përparme e fanellës së verdhë tregon kufijtë e Ukrainës me të bardhë. Një parullë në pjesën e sipërme të pjesës së pasme lexon “Lavdi Ukrainës!”. Brenda këmishës është një parullë që deklaron “Lavdi heronjve!”
Të dy frazat përdoren në Ukrainë si një urim zyrtar ushtarak.
Deputeti parlamentar rus Dmitry Svishchev tha se modeli i fanellës ishte “një provokim politik”.
Ukraina luan ndeshjen e saj të parë në Euro 2020 kundër Hollandës në 13 Qershor në Amsterdam, dhe gjithashtu përballet me Austrinë dhe Maqedoninë e Veriut në Grupin C.
/GazetaBlic Sport


