Sporti

Fanela e Zidane nga finalja e vitit 98′ u shit me një çmim ‘marramendës’ në ankand

07/19/2021 16:08
nga:E K

Një nga fanellat e bëra për Zinedine Zidane për finalen e Kupës së Botës 1998 u shit për mbi 100,000 dollarë në Los Angeles.

Kjo gjë u njoftua nga Julien’s Auctions, shkruan GazetaBlic Sport.

Edhe pse fanella ishte vërtetuar nga Fifa dhe Adidas, shtëpia e ankandit nuk ishte në gjendje të thoshte nëse ishte veshur apo jo nga Zidane gjatë fitores 3-0 nga Franca kundër Brazilit.

Kjo fanelë u shit saktësisht me çmim 108 mijë dollarë (92 mijë euro) këtë të diel.

/GazetaBlic Sport/