Lajme

Fana e falënderon Osmanin për aktivitetet e organizuara në nderim të ish-presidentit Rugova

01/21/2026 11:00
nga:G B

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Pas homazheve, krahas të parës së shtetit ka folur edhe Fana Rugova, bashkëshortja e ish-presidentit.

Ajo e falënderoi Osmanin për aktivitetet e organizuara.

“Falënderoj presidenten Osmani për këtë ceremoni që organizoi për nder të presidentit historik të Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova. Faleminderit shumë zonja presidente për të gjitha këto aktivitete”, deklaroi ajo para mediave.