Lajme

Familjeve në Kabul po u harxhohet ushqimi, nuk dinë si do të mbijetojnë

08/15/2021 12:18
nga:Q R

Talebanët janë drejt kontrollit të plotë të Afganistanit, pasi në duart e qeverisë ka mbetur tanimë vetëm kryeqyteti Kabul.

Të dielën militantët morën pa luftë kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç në Lindje të vendit.

Ndërsa, nga gjendja e krijuar në Afganistan, disa familjeve ka filluar tu harxhohet ushqimi, andaj edhe janë shprehur të shqetësuar se si do të mbijetojnë në këtë situatë.

Fatima Ayub përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se ushqimi dhe nevojat themelore në familjen e saj po shpenzohen.

Ajo ka ngritur shqetësimin se si do të mbijetojnë njerëzit nga situata e krijuar.

“Këtu keni një përditësim nga familja ime në Kabul: ushqimi dhe nevojat themelore po zhduken. Ne u përpoqëm të organizonim një përpjekje për të ushqyer familjet e zhvendosura që tani strehohen në xhami. Produktet kryesore si orizi dhe fasulet janë zhdukur. Si do të mbijetojnë njerëzit?”, ka shkruar ajo.

 

Reuters ka cituar një lider taliban në Doha të ketë thënë se grupi militant ka urdhëruar luftëtarët që të përmbahen nga dhuna në Kabul dhe të lejojnë që kushdo që dëshiron të largohet, ta bëjë këtë në mënyrë të sigurt.

Talibanët më 15 gusht morën pa luftë edhe qytetin Jalalabad, më pak se 24 orë pasi morën nën kontroll edhe qytetin Mazar-e Sharif.

Talibanët kanë bërë përparim të shpejtë gjatë javëve të fundit, duke marr nën kontroll pjesë të mëdha të territorit teksa forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja, po tërhiqen nga Afganistani.

Haradinaj: Kosova t’i strehojë afganët dhe të jetë pranë SHBA-së