Pas lajmit për avancimin në pozitë të bashkëshortes së deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se Sevime Kamberi-Bajqinovci ndoshta e meriton pozitën, por se VV-ja ka anatemuar kundërshtarët politik në mënyrë të pamëshirshme për më pak se ky emërim.
“Zonja Sevime Kamberi-Bajqinovcit mund të jetë infermiere e zonja dhe e kualifikuar. Ndoshta edhe e meriton pozitën e udhëheqëses. Nuk e di.Por, për shumë më pak se ky emërim, Lëvizja Vetëvendosje ka anatemuar në mënyrë të pamëshirshme kundërshtarët politik” shkruan Çitaku raporton Gazeta Blic.
“Familjarët për darsma thoshte Kryeministri” shkruan tutje Çitaku.
Reagimi i plotë:
Bajqinovci reagon për acancimin e gruas në QKUK: Shpifje, ajo është aty prej vitit 2016


