Showtime

“Familjarët kanë tentuar të futen në BBVK për ta marrë Stresin”, Alaudin Hamiti zbulon të vërtetën

02/02/2023 20:25
nga:G B

Gjatë spektaklit të fundit Prime të Big Brother VIP Kosova në mediat rozë ka qarkulluar një lajm, brenda të cilit pretendohej se “familja e Stresit ka ardhur tek zyrat e produksionit duke kërcënuar, për ta tërhequr rep artistin nga shtëpia e ‘Vëllait të Madh’”.

Por, të njëjtën histori e ka mohuar prezantuesi zyrtar i këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti, i cili këto lajme i ka kategorizuar si ‘Fake News’.

“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për Big Brother VIP Kosova, por ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, ka shkruar Hamiti, në një përgjigje për ndjekësit e tij në Instagram.

Prezantuesi i BBVK-së i është përgjigjur edhe një sërë pyetjesh tjera interesante rreth BBVK-së, por edhe rreth jetës së tij personale dhe familjes.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.