Lajme

“Familjarët janë për dasma” – Dushi i LDK-së ia kujton Kurtit deklaratën e famshme: Institucionet po qeverisen me WhatsApp

12/24/2025 22:19
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke kujtuar deklaratat e tij të dikurshme se “familjarët janë për dasma”, ndërsa sot, sipas Dushit, institucionet publike janë stërmbushur me emërime familjare, raporton GazetaBlic.

Ai tha se skandali i fundit me emërime përmes WhatsApp-it ka zbuluar mungesën e konkursit, transparencës dhe meritës, duke theksuar se kjo qeverisje po dëmton besimin në institucione.

“E, sot pas disa vitesh qeverisje dasmat dhe ahengjet duket se mund të mbahen edhe në institucionet publike, të cilat janë stërmbushur me familjarë”, tha Dushi.

“Skandali i fundit me emërime përmes “WhatsAPP-it” nxorri lakuriq të vërtetën që ofron kjo qeverisje: Jo konkurs, jo transparencë, jo meritë, vendime e emërime pa merak e me mesazhe telefoni”, shtoi ai.

Dushi shtoi se alternativa është e qartë dhe se LDK-ja ofron një shtet profesional, me vlerësim real dhe pa emërime përmes mesazheve telefonike.

“Kur shteti qeveriset me WhatsApp, profesionistët mbesin jashtë. Të rinjtë humbin shpresën dhe besimi në institucione rënohet. Alternativa është e qartë, Lidhja Demokratike e Kosovës ofron rrugë tjetër, shtet profesional, vlerësim real. 0 ëhatsapp e emërime. Ky është ndryshimi që i duhet Kosovës”, tha Dushi.