Showtime

Familjarët e Meritonit me këtë veprim e shfaqin hapur që janë kundër lidhjes me Ilnisën

02/28/2024 15:05
nga:N K

Përveç faktit që në adresën e Instagramit të Meritonit nuk gjendet asnjë foto e tij me Ilnisën dhe banores as nuk i është bërë follow, një tjetër veprim ka habitur fansat.

Në llogarinë e Instagramit të Meritonit është postuar një fotografi e tij, e realizuar gjatë momentit që ai ka qenë në dhomën e rrëfimit me Ilnisën, por këtë të fundit familjarët e tij e kanë prerë.

Mesa duket familjarët e Meritonit janë kundër lidhjes e kjo u kuptua edhe nga vëllai i tij, i cili nuk pranoi të takonte Ilnisën.