Showtime

Familjarët e Lumbardhit komentojnë për herë të parë lidhjen me Kaderin

12/27/2023 18:30
nga:Y I

Siç tashmë e dini, në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’ është krijuar çifti i parë, Kader dhe Lumbardhi.

Dyshja duket se po i bëjnë të dyja, po shijojnë garën në këtë pikë të lojës dhe romancën e tyre.

Por çfarë mendojnë prindërit e Lumbardhit për lojën e tij dhe lidhjen me Kader? Ata kanë ndarë përshtypjet dhe mendimet e tyre në emisionin ‘Ora e Pasdites’.

“Shumë na pëlqen që është i sinqertë dhe e thotë të vërtetën, Lumbardhi është vetëvetja”, tha nëna e Lumit.

Ndërkaq, babai i Lumit, Salihu tregoi se sa i shoqërueshëm është ai.

“Lumbardhi është një shok shumë i mirë, dhe djemtë e perëndimit krijojnë shoqëri, relacionet shoqërore i ruajnë shumë”, tregon babai.

Kurse, Drini, vëllau i Lumbardhit u ndal tek lidhja e tij me Kaderin.

“Kaderi më pëlqen si lojtare, pasi është edhe me Lumbardhin tashmë. Buci më pëlqen kështu si lojtar”, tha ai./Iconstyle.al