Lajme

Familjarët e kërkonin prej 10 ditësh, si u zbulua vrasja e 50-vjeçarit nga e bija në Durrës

02/23/2024 11:09
nga:N K

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau babanë e saj 50-vjeçar, Pëllumb Meta.

Familjarët kishin denoncuar prej 10 ditësh zhdukjen e 50-vjeçarit, teksa fillimisht u gjet e braktisur rreth 200 metra larg shtëpisë makina e 50-vjeçarit.

Në pyetje janë marrë shumë persona dhe më pas u konkludua se 50-vjeçari u vra dhe u varros nga e bija.

Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin.

Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar.

19-vjeçarja ka marrë përsipër krimin dhe ka thënë se e vrau të atin pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj, ndërsa ajo donte të vazhdonte shkollën.

Dyshohet nga policia dhe po vijojnë hetimet se 19-vjeçarja mund të ketë pasur një bashkëpunëtor, pasi referuar dinamikës së krimit, vrasja, lidhja me litarë dhe qese, sipas policisë është një proces i pamundur për t’u kryer e vetme nga 19-vjeçarja./KlanKosova