Lajme

Familjarët e katër ish-krerëve të UÇK-së futen në sallë për ta dëgjuar verdiktin

09/16/2026 10:04
nga:L J

Familjarët e katër ish-krereve të UÇK-së tashmë janë futur brenda në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, ku pas pak minutash pritet të dëgjojnë aktgjykimin ndaj të afërmve të tyre.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, presin sot aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë.

Të katërt i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.
Prokuroria ka kërkuar dënime prej 45 vjetësh burgim për secilin prej tyre, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.

Sytë e Kosovës janë sot drejt Hagës, ku pas pak pritet të bëhet publik një nga vendimet më të rëndësishme të këtij procesi gjyqësor.