Pak para se Madonna të sëmurej rëndë, ajo ndau një mesazh shqetësues në rrjetet sociale.
Ikona Madonna, 64 vjeç, është sëmurur rëndë pasi kontraktoi një infeksion të rëndë bakterial dhe u pranua në kujdesin intensiv. Fatmirësisht, gjendja e saj thuhet se po përmirësohet.
Ishte një moment jashtëzakonisht i frikshëm për familjen e saj, të cilët thuhet se ishin të përgatitur për më të keqen pasi e mbajtën të fshehtë gjendjen e këngëtares nga 24 qershori, kur u tha se ishte e infektuar nga një bakter. Vajza e saj, Lourdes Leon, 26, thuhet se ishte pranë saj gjatë gjithë kohës.
Por vetëm një javë më parë, Madonna bëri në Instagram një postim shqetësues. Ajo postoi një sërë fotografish dhe komentoi: “Qetësia para stuhisë…”, duke lënë të nënkuptojë për gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore.
Menaxheri i saj e konfirmoi lajmin në një deklaratë, duke shkruar: Të shtunën e 24 qershorit, Madonna zhvilloi një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në spital.” Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi ato, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.
Një mikeshë e familjes zbuloi për Mail Online se familja e saj po përgatitej për më të keqen.
“Kjo është arsyeja pse u mbajt sekret që nga e shtuna. Të gjithë besuan se ne mund ta humbim atë, dhe ky ka qenë realiteti i situatës”, tha ajo./Top Channel