Turizem

Familja Shin, jugkoreanët që jetojnë dhe veprojnë në Prizren

08/04/2021 23:43
nga:Gazeta Blic

Koreanojugori Donghyeok Shin i cili ka ardhur nga atje për të jetuar në Prizren thotë se gruaja e tij kishte dëshirë që së bashku të vijnë në Kosovë për të jetuar.

“Hera e parë ishte e vështirë të jetojmë këtu por tashmë gruaja ka shumë shoqe këtu dhe tani jemi në rregull. Unë punoj si mjeshtër i artëve marciale “Hakido” që më shumë është vetëm për vetëmbrojtje”, është shprehur Shin në emisionin Klanobusi.

Ai thotë se ka një sallë për ushtrime të tilla ndërsa shqiptarët sipas tij kanë shumë talent për sportin e karates.

Shin, thotë se gjuhen shqipe e konsideron më të rëndë se sa atë koreane.