Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 33, Fadil Geci, së bashku me vellezërit e tij sot kanë nderuar veprën e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe kanë vizituar familjen Rugova.
Ata i kanë dhënë mbështetje të parezervë deputetit të ardhshëm dhe trashëgimtarit të vizionit rugovian, Ukë Rugovës.
“Kjo vazhdimësi përfaqësohet qartë: Ukë Rugova dhe Fadil Geci qëndrojnë në të njëjtën linjë politike – linjën rugoviane të LDK-së. Ky besim është ndërtuar me vite, buron nga respekti për historinë dhe udhëheq drejt një të ardhmeje të ndritur për Kosovën” thuhet në postimin e Gecit raporton “Gazeta Blic”.
Kandidati për deputet, Fadil Geci, shkruan ‘Familja Geci gjithmonë me LDK-në e Presidentit Rugova’.
Gjithashtu ata nderuan veprat e heroit kombëtar Ahmet Krasniqi, duke riafirmuar angazhimin për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë:
LDK 123 ✅
Ukë Rugova – 10 ✅
Fadil Geci – 33 ✅
Familja Geci gjithmonë me LDK-në e Presidentit Rugova.
Sot, deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fadil Geci, së bashku me vëllezërit e tij, nderuan veprën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe vizituan familjen Rugova, duke i dhënë mbështetje të parezervë deputetit të ardhshëm dhe trashëgimtarit të vizionit rugovian, Ukë Ibrahimi Rugovës.
Kjo vazhdimësi përfaqësohet qartë: Ukë Rugova dhe Fadil Geci qëndrojnë në të njëjtën linjë politike – linjën rugoviane të LDK-së. Ky besim është ndërtuar me vite, buron nga respekti për historinë dhe udhëheq drejt një të ardhmeje të ndritur për Kosovën.
Gjithashtu, familja Geci nderuan veprat e heroit kombëtar Ahmet Krasniqi, duke riafirmuar angazhimin për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës, zgjidh shpresën.✌🏻


