Sulmuesi i Flamengos, Bruno Enrique është subjekt i një hetimi policor për një karton të kuq të qëllimshëm.
Në nëntor 2023, Flamengo humbi ndaj Santos 1-2, dhe Enrique qëllimisht kreu një faull në fund të ndeshjes, më pas kundërshtoi arbitrin dhe mori një karton të kuq.
Kjo lëvizje e tij është bërë e dyshimtë pasi bastet raportuan se ka baste të mëdha për një karton të kuq, si nga anëtarët e familjes së futbollistit, ashtu edhe nga një grup tjetër që po ashtu është nën hetim. Vëllai, kunata dhe kushëriri i lojtarit kanë vënë bast për kartonin e kuq të Bruno Enrique.
Më shumë se 50 oficerë policie dhe anëtarë të njësisë speciale të krimit të organizuar të Brazilit janë duke u merrur me këtë rast.
Flamengo thotë se sulmuesi ka besimin e tyre, por gjithashtu tha se do të bashkëpunojë plotësisht me policinë.
Bruno Enrique është një futbollist që ka dy paraqitje për kombëtaren e Brazilit, ndërsa në Evropë ka luajtur për skuadrën e Wolfsburgut.
/GazetaBlic Sport