Sporti

Familja e shpërqendron Vitor Roque gjatë prezantimit tek Barcelona

01/05/2024 16:56
nga:Mergim Rreci

Pavarësisht se ka debutuar tashmë, kundër Las Palmas, vetëm këtë të premte u bë prezantimi zyrtar i Vitor Roque te Barcelona.

I riu brazilian nga Athletico Paranaense bëri shfaqjen e tij të zakonshme në prezantim, por nuk shkoi plotësisht siç pritej, përcjell GazetaBlic Sport.

Teksa prekte topin, moment ky i ‘zakonshëm’ në prezantimet e lojtarëve, ​​Vitor Roque përfundoi duke u shpërqendruar… nga familja e tij.

Familja e brazilianit nuk mundi të rezistonte në mbështetje të tij gjatë momentit, gjë që bëri që ai të humbiste përqendrimin dhe t’i lëshonte topin me të cilin po luante, duke buzëqeshur.

Shikoni momentin: