Policia e Kosovës ka njoftuar se pas më shumë se një jave kërkim kanë arritur të gjejnë një vazjë e për të cilën familja e kishte raportuar si të zhdukur, raporton Gazeta Blic.
Sipas policisë, ata kanë arritur të gjejnë vendin se ku qëndronte vajza e cila më pas ka deklaruar se ka dal nga shtëpia e saj për të bashkëjetuar me një person.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 22 shator 2022, në Stacionin Policor Prizren, nga familjarët e saj është raportuar e zhdukur qytetarja A. R. e lindur me datën 16.07.2001 nga Prizreni. Sipas njoftimit, e njëjta është larguar nga shtëpia e saj me datën 20.09.2022 pa asnjë paralajmërim dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, menjëherë pas raportimit të rastit kanë ndërmarrë e veprimeve e duhura hetimore.
Pas një pune intensive disa ditore në terren, në mbledhjen e informatave nga dëshmitarët e mundshëm, me datën 28 shtator rreth orës 16:00 është arritur që të lokalizohet vendndodhja e viktimës së rastit.
Në bashkëpunim me njësitë e Sektorit Rajonal të Hetimeve – Gjakovë, viktima e rastit është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ku është bërë intervistimi i saj në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
Pas intervistimit të bërë, viktima e rastit A. R. ka pohuar se është larguar nga shtëpia me vetëdëshirë, për të bashkëjetuar me një person.
Të gjitha veprimet e ndërmarra janë bërë në koordinim me prokurorin e Shtetit.
Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Përpjekje që të ndaloheshin dy projekte të dëmshme


