Lajme

Familja Cakolli po bën jetë të vështirë, kanë nevojë për ndihmë

04/09/2023 22:04
nga:G B

Familja Cakolli nga fshati Krilevë e Kamenicës kanë nevojë për ndihmë, që të mund t’ia dalin për ti blerë terapitë.

Dy nga tre anëtarët e familjes, sipas të afërmeve të tyre, kanë probleme me shëndetin mendor, teksa gruaja është shtrirë në spital si pasojë e disa komplikimeve shëndetësore.

Me terapi është edhe djali i çiftit.

Me rastin janë informuar në komunën e Kamenicës, ku premtuan që shumë shpejtë do ndajnë mjete për këtë familje.

Njerëzit të vullnetit të mirë që duan ta ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë Ragip Cakollin në numrin 044-877-246.