Ambra Angiolini, deri më tash gruaja e Allegrit, ka vendosur që të ndahet përfundmisht nga tekniku italian.
Aktorja dhe prezantuesja e njohur italiane është ndarë përfundimisht nga tekniku i Juventusit pasi përflitet për tradhtinë e radhës të tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Prezantuesja e njohur e ka “thumbuar” atë në emisionin e saj në “Radio Capital”.
“Ekziston për të gjithë dita zero, është një moment në të cilin nuk fitohet, nuk humbet, po rifillon. Largohesh nga personat që bëhen kujtime, nga ato që nuk të mbeten në mendje, ato që në fund të fundit nuk kanë qenë kurrë. Quhet dita zero pasi ajo që ndjek zeron është gjithmonë një fillim dhe në fillime nuk njihet kurrë disfata’, ishin fjalët e saj.



