Liga Angleze e Futbollit ka konfirmuar se Derby County ka kaluar në falimentim për shkak të problemeve financiare.
Klubi anglez, i cili merr pjesë në Championship dhe udhëhiqet nga Wayne Rooney, pësoi një ndëshkim prej 12 pikëve dhe ndodhet e fundit në klasifikim me -2 pikë, shkruan GazetaBlic Sport.
Për të shmangur falimentimin e plotë, pronarët kanë vendosur klubin në shitje dhe është duke kërkuar pronar të ri në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.
Nëse pronarët e ri nuk gjinden shpejt Derby mund të humb edhe 9 pikë të tjera si ndëshkim nga Federata Angleze.
“Natyrisht që ka qenë e vështirë për lojtarët, ekipin teknik dhe tifozët, ne jemi në një pozitë shumë të vështirë. Puna ime këtu është t’i bëj lojtarët të luajnë, ajo që ne mund të bëjmë është të luajmë me krenari të madhe dhe t’i kthejmë dinjitetin klubit“, tha trajneri anglez i Derby County, Rooney.
/GazetaBlic Sport/


