Sporti

“Faleminderit që na rrite me shumë dashni”, Mirlind Daku humbet njeriun e zemrës: Ishalla të kam bërë krenar

09/04/2024 18:24
nga:Lorik J

Një lajm i trishtë vjen nga familja e Mirlind Dakut teksa daja i sulmuesit është ndarë nga jeta. Është vetë Mirlindi që bën të ditur lajmin teksa shkruan disa rreshta emocionues në faqen e tij zyrtare.

“Faleminderit qe na rrite me shume dashni. Deri ne momentin e fundit nuk u ndale duke me perkrahur. Ishalla sado pak te kam bo krenar. Prehu ne paqe daja jem. Te kam dasht dhe do te dua gjithmone”, shkruan Daku.

Një moment i vështirë për futbollistin e Kombëtares i cili nuk është pjesë e këtij grumbullimi për shkak pezullimi dhe dëmtimi.