Lionel Messi i ka dhënë fund epokës së tij me Barcelonën.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi katalanas i cili në rrjetet sociale ka bërë të ditur se argjentinasi ka zgjedhur të mos vazhdojë karrierën e tij në Barcelonë, përcjell GazetaBlic Sport.
Tashmë para pak minutave, Barcelona e ka publikuar një video ku ka falënderuar Messin për kontributin e tij. Video është e mbushur me aksione fantastike, gola dhe gjithçka tjetër nga ana e sulmuesit argjentinas.
Thank you, Leo. pic.twitter.com/cdS9xWe8Me
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021


