Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitore historike në Goteborg ndaj Suedisë me rezultatin minimal 0-1.
Fisnik Asllani realizoi golin e fitores në këtë ballafaqim, duke e blinduar vendin e dytë momentalisht, pozicion ky i cili na dërgon në “Play Off” të Botërorit, por duhet pritur edhe dy duelet e nëntorit ndaj Sllovenisë e Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri, Franco Foda e nisi ciklin me humbjen 4-0 nga Zvicra, por tri ndeshjet pasuese ishin të përgatitura në mënyrë të jashtëzakonshme.
Pas asaj humbje, Kosova mori fitoi masive 2-0 ndaj Suedisë në Prishtinë, barazoi 0-0 me Slloveninë – e sonte poashtu fitoi ndaj Suedisë 0-1.
Trajneri, Foda e ndërroi strategjinë e lojës dhe e bashkoi grupin duke rezultuar me sukses, andaj tani na lë me shpresë që mund të “kapim” kualifikimin e madh.
FALEMINDERIT FODA, veç edhe pak…


