Lajme

“Faleminderit Arsenal” – Granit Xhaka përshëndetet me fansat e klubit anglez

05/28/2023 11:40
nga:E K

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali.

Tashmë kjo është konfirmuar dhe mesfushori shqiptar u ka dhënë lamtumirën fansave me një postim në Instagram, shkruan GazetaBlic Sport.

“Faleminderit Gunners” ka shkruar Xhaka në InstaStory duke kujtuar edhe trofetë e fituar me klubin anglez.

Xhaka ka fituar dy herë Fa Cup dhe dy herë Community Shield me Arsenalin teksa ishte afër të fitonte edhe Premierligën këtë sezon të cilën Gunners e lëshuan nga duart vetëm pak javë para përfundimin të këtij stinori.

/GazetaBlic Sport/