Showtime

Falë Gold AG-së një fshat në Indonezi ka ujë të pijshëm

11/24/2021 21:01
nga:Genita C

“Ma kthe buzëqeshje” është një grup vullnetar përmes të cilit Gold AG ndihmoi një fshat të varfër në Indonezi me furnizim të ujit.

Kjo u bë e ditur nga vet reperi ku postoi një video gjatë punimeve, shkruan GazetaBlic.

Aty është vendosur emri i djalit të reperit, Gueril dhe ishte një surprizë nga menaxheri i Goldit si dhuratë për ditëlindjen e parë të djalit të tij.

“Vllau jem @granithysenii ma paska bo dhuratë për 1 vjetorin e djalit tem Guerilit.Vërtetë u mbush zemra me dashni dhe falenderim për te.Ndoshta mu nuk më ishte kujtu me ja bo atij, po si do qoftë lus Allahun që sa më shpejtë edhe ai të gëzohet e furnizohet me evlad, e kjo dhuratë ju boftë Xhenet gjithë familjes së tij.Faleminderit Granit ta kthefsha me t’mira e mos ta harrofsha.Gëzimi i këtyre në Indonezi dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre, reflektoftë gjithmonë në fytyrën tënde.FALEMINDERIT ❤️”, ka shkruar Gold Ag./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)