Sporti

Alaba tregon vështirësitë e ambientimit në Madrid: Shkova të haja darkën në orën 20:00 në restorant, isha i vetëm

01/04/2022 22:56
nga:Mergim Rreci

Ambientimi me një klub të ri nuk është asnjëherë i lehtë. Edhe kur bëhet fjalë për një lojtar elitar siç është David Alaba.

Austriaku u transferua në verë nga Bayerni tek Real Madrid, megjithatë përshtatja me një qytet si Madridi ka qenë problem për mbrojtësin.

“Orari i të ngrënit këtu është ndryshe me Gjermaninë, sidomos gjatë pasditeve ku ka shumë qetësi. Kur erdha në fillim këtu, shkova të haja darkën në orën 20:00 në restorant, ku isha vetëm. Në momentin që mbarova atëherë erdhi klienti i parë.”

Ky është një problem që haset shpesh nga lojtarët që vijnë në Spanjë.