Sporti

Fakt interesant: Muzeu i Bayern Munichut ka vetëm një fanellë që nuk lidhet me klubit, atë të Lionel Messit

11/12/2024 14:03
nga:Mergim Rreci

Një fakt interesant zbulohet nga Muzeu i Bayernit, aty ku qëndron një fanellë e Lionel Messit

Ish ylli i Barcelonës dhe tashmë i Interi Miamit, i ka dhënë shumë futbollit, i cili edhe nëse do të pensionohet sot, do të na lërë gjëra të cilat mund t’i shijomë përjetësisht.

Se është i veçantë këtë e ka dëshmuar në fushë, por tashmë po dëshmohet edhe në vitrinat e klubeve të ndryshme.

Ai ka një vend të veçantë në muzeun e Bayerni-t në Allianz Arena. Në vitin 2012 Lionel Messi shënoi 91 gola në një edicion, duke thyer rekordin e Gerd Muller, i cili kishte 85 gola në vitin 1972.

Siç mund ta shihni në imazhin më poshtë, një fanellë e nënshkruar e Messit e dërguar tek sulmuesi gjerman, shfaqet me krenari në një kabinet dhe është e vetmja pjesë e historisë së futbollit që nuk lidhet me Bayernin në muzeun e klubit.

Kujtojmë që Leo Messi është fitues absolut në futbollin ndërkombëtar, duke fituar çdo trofe që ishte për t’u fituar, si në aspektin ekipor e ashtu edhe në aspektin personal, ku ka 8 ‘Topa të Artë’ të fituar.