Sporti

Fakt interesant: A e dini kur Bayern mundi për herë të fundit Leverkusen?

03/05/2025 17:16
nga:Lorik J

Pa dyshim, një nga ndeshjet më interesante të 16-tës në Ligën e Kampionëve është Bayern Munich kundër Bayer Leverkusen.

Është interesant fakti se kjo është ndeshja e shtatë e Xabi Alonso kundër ish-klubit të tij dhe deri më tani ai nuk ka humbur asnjë ndeshje ndaj Bayern Munichut.

Xabi Alonso ka shënuar tri fitore dhe tre barazime në gjashtë ndeshjet e tij kundër Bayernit deri më tani. Hera e fundit ishte vetëm tre javë më parë në Leverkusen, kur rezultati ishte 0-0.

Në këtë ndeshje Bayer ishte shumë më i mirë dhe më afër fitores, por Bayern Munich arriti të mbetet i pamposhtur.

Më në fund, këtu është një tjetër informacion i papritur – Bayern Munich mposhti për herë të fundit Bayer Leverkusen më 30 shtator 2022, 4:0.

/GazetaBlic Sport