Lajme

Fajon: Do të paralajmëroj aleatët e NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor

2 ditë më parë
nga:G C

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, tha sot në Bruksel se do t’i paralajmërojë aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të NATO-s,

Ajo deklaroi se po ndjek me vëmendje ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Me të arritur në takimin ministror dyditor në selinë e NATO-s, Fajon iu tha gazetarëve se aleanca nuk duhet të neglizhojë Ballkanin Perëndimor, por duhet të vazhdojë të angazhohet në atë rajon politikisht të paqëndrueshëm.

“Do të fokusohem edhe në Ballkanin Perëndimor, i cili është fqinji i menjëhershëm i Sllovenisë. Po ndjekim zhvillimet në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kosovë pas zgjedhjeve”, tha Fajon.

Ajo deklaroi se Sllovenia po e ndjek situatën në Bosnjë me shumë kujdes dhe shtoi se dëshiron që ky vend të mbetet në rrugën evropiane dhe të jetë një vend pa tensione.