Lajme

“Fajde e mashtrim me kartela bankare” / Xhelal Sveçla ‘zbulon’ aksionin e policisë në NPB-në

05/17/2023 10:40
nga:G B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se që nga mëngjesi i hershëm po zhvillohen 3 aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se aksione po zhvillohen në NPB, kundër fajdeve dhe një tjetër për mashtrim me kartela bankare.

Ai ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për rezultatet, duke shtuar se do të intensifikohet angazhimi ndaj çdo krimi.

Postimi i tij i plotë:

Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.

Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur.