Fadil Presheva,lobist në SHBA, ka komentuar zhvillimet politike në vend. teksa po diskutohej se kush duhet të marrë postin e presidentit.
Në deklaratën e tij, ai vlerësoi punën e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se gjatë katër viteve ajo ka punuar intensivisht për krijimin e kontakteve ndërkombëtare.
“Osmani për katër vite ka punuar shumë për të bërë kontakte me mbarë botën dhe e ka arritur atë sukses. Investimi i Kosovës ka dhënë fryt dhe Kosova filloi të marrë frymë në botën e jashtme,” u shpreh ai në Kanal10.
Presheva shtoi se kjo qasje ka ndihmuar edhe kryeministrin Albin Kurti, të cilin e cilësoi si “kryeministrin më të mirë deri tani”. Ai theksoi gjithashtu se Kurtin e njeh që nga fëmijëria.


