Lajme

Fadil Kajtazi komenton deklaratën e Konjufcës: S’duhet të fliste publikisht për këtë temë

07/03/2024 22:18
nga:G B

ksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në emisionin Politiko të Kanal 10, ka komentuar deklaratat e fundit nga përfaqësuesit e institucioneve të lidhura me sigurinë e vendit.

Kajtazi e ka quajtur të gabuar formën e komunikimit të tyre me publikun.

“Mënyra e duhur që të dilet publikisht, nga përfaqësuesit e institucioneve për ngritje të alarmit do të ishte që Konjufca këtë ta bënte me dikë nga homologët e tij të Evropës. Ky shqetësim me popullin ndahet vetëm atëherë kur kanë arritur një nivel të tillë, ku pritet mobilizimi, pra nuk ka mjete të tjera dhe presidenti në rastin konkret duhet ta jap alarmin. Mendoj se është e gabuar se si krerët e Kososvës komunikojnë me publikun”, deklaroi ai.