Lajme

Fadil Geci vazhdon sot dëshminë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

10/22/2024 07:44
nga:G C

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dje në Speciale ka filluar dëshminë Fadil Geci.

Prokurori James Pace ka theksuar se dëshmitari ka luftuar dhe ka mbajtur pozita të ndryshme, përfshirë poste udhëheqëse në LDK.

Geci është pyetur lidhur me komunikatën 59, e cila përfshin informacione mbi operacionet e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Ky është dëshmitari i 96-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Geci do ta vazhdojë dëshminë edhe sot nga ora 09:00.