Lajme

Fadil Geci takohet me Plakollin, Ibrahimin e aktivistë të LDK-së – merr përkrahje për kandidaturën e tij si deputet

12/11/2025 12:19
nga:G B

Kandidati për deputet nga LDK, Fadil Geci, është takuar me me kryetarin e degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli dhe bashkëpunëtorët e tij, raporton Gazeta Blic.

Po ashtu është takuar dhe me Hysen Ibrahimin dhe aktivistët e LDK-së.

Geci përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata kanë shprehur përkrahje ndaj tij në garën për deputet.

Postimi i tij i plotë:

Sot patëm takim në Degën e Mitrovicës me kryetarin Gëzim Plakolli dhe bashkëpunëtorët e tij. Po ashtu, zhvilluam një takim me Hysen Ibrahimin dhe aktivistët e LDK-së.

Ata shprehën përkrahjen e tyre ndaj meje si kandidat.

Ju faleminderit për përkrahjen!

LDK 123

Fadil Geci 33

Muharrem Asllani 103

Roni Kosman 104